Nga Lealba PELINKU
Shoqëria “Sun Petroleum Albania” shpk (GULF), u krijua në 12 shtator 2013 nga ortaku i vetëm Dory Grossman (drejtor në shoqërinë Sun Petroleum Georgia”), dhe administratorë të saj Guram Gogeshbili dhe Ibrahim Aktoz. Ortaku i vetëm në 10 shkurt 2014, pra vetëm pesë muaj më vonë, i shiti për 100.000 lekë pronësinë mbi kuotat shoqërisë “Universal Energy Group” LLC. Shoqëria në fjalë ishte shoqëri me seli në US Dalaware, me përfaqësues , shtetasin gjeorgjian David Oktrotsovidze. Ortaku i vetëm i kësaj shoqërie është shtetasi Alexandre Gogokhia, i cili është i përfshirë në një skemë shoqërish offshore, të regjistruar në British Virginia Island, ku personazhe të tyre janë individë të mirënjohur si oligarkë rus/gjeorgjianë. Skema e këtyre shoqërive u bë publike në kontekstin e të ashtëquajturës Panama Papers, lidhur me kompanitë dhe lidhjet e tyre, të regjistruara në parajsa fiskale (ishuj të Panamasë).
Pak ditë pasi shoqëria shqiptare vihet në zotërim 100% të shoqërisë “Universal Energy Group” LLC, largohet administratori turk, Ibrahim Aktoz, ish konsulli turk, në kërkim nga 2015. Ky i fundit ka qenë administrator më parë edhe në shoqëritë ALPET dhe VILOIL, me ortak/aksionar Albano Alikon.
Në 9 tetor 2015 largohet edhe administrator Guram Gogekshbili, për t’u zëvendësuar nga shtetas po gjeorgjian Ioseb Mgeladze, i cili rikonfirmon lidhjen e “Sun Petroleum Albania” shpk me shoqëritë offshore, si administrator i një prej shoqërive të përfshira në Panama Papers. Mgeladze, gjithashtu emërohet administrator për periudhen gusht 2015 – qershor 2017 në shoqërinë “Global Fast Food”, të cilës do t’i rikthehemi në vijim.
Ne tetor 2016 largohet Mgeladze dhe emërohet gjeorgjiani i radhes, Kahber Ninua. Veprimtaria e këtij tëi fundit në fushën e tregtisë së hidrokarbureve në Shqipëri fillon me herët: në janar 2015 Ninua themelon dhe zotëron 100% shoqërinë “Balkan Bio” shpk, me të njëjtën adresë të shoqërisë (RR. Lord Bajron, Laprakë), tek e cila do të emërohej administror pas pothuaj dy vjetësh (GULF). Aktualisht Ninua vazhdon të jetë administraor dhe pronar i shoqërisë “Balkan Bio” shpk., ndërkohë që shoqërinë “Sun Petroleum Albania” shpk mban pozicionin e administrorit për vetëm dy muaj, pasi zëvendësohet nga gjeorgjiani i fundit, Irakli Svanidze. Edhe ky, përpara se të emërohej administror, në prill të 2016, kish themeluar si ortak i vetëm dhe administrator shoqërinë“Puntocall”, me veprimtari call center, e cila u çregjistrua pas një viti, maj 2017. Administratori i fundit Svanidze, pas bërjes publike të skandalit të shoqërisë “Sun Petroluem Albania” shpk (GULF), në 14 prill i paraqet shoqërisë dorëheqjen, para mbarimit të mandatit, për arsye personale.
“Global Fast Food” shpk, me të njëjtën seli me atë të shoqërisë “Sun Petroluem Albania” themelohet në shkurt 2015, nën emërtimin “DADU” shpk, nga Albano Aliko dhe Otari Katamadze. Përveç selisë fizike, të njëjtë me atë të shoqërisë GULF, adresa elektronike shuan çdo dyshim për lidhjen e ortakëve të saj më shoqërinë GULF: soso@gulf_al.com. Në shtator 2015, Albano Aliko i shet pjesën e tij të zotërimit shoqërisë me seli në British Virgin Islands, “Global Fast Foods Limited”, me ortak të vetëm Otari Katamadze. Dy muaj më pas, në nëntor 2015 ortaku Otari Katamadze, i shet pjesën e tij shoqërisë së sipërpërmendur “Global Fast Food Limited”, 100% e zotëruar prej tij. Nëgusht 2015 ndryshohet selia e shoqërisë, nga ajo e përbëshkëta me shoqërinë GULF (Rruga Lord Bajron, Objekti Nr. 15, Njësia Bashkiake 11), tek selia e përbashkët me shoqërinë e sipërpërmendur “Puntocall” (Rruga Shkelqim Fusha, Godina Albvizion, Kati i dyte), e zotëruar dhe administruar nga administratori i fundit i GULF, Irakli Svanidze. Në korrik 2017 rikthehet selia e shoqërisë tek adresa e mëparshme, ajo e GULF-it.
“Pay and go” shpk, regjistrohet në shkurt 2015, si shoqëri e krijuar nga shoqëria “UNTAG COMMUNITY”, me seli në Angli dhe Uells në pronësi të një tjetër gjeorgjiani, të lidhur me kompanitë offshore e përmendura më sipër, përfaqësuar nga Ioseb Mgeladze (administrator i GULF). Selia e shoqërisë së re, është sërish e njëjtë me atë të shoqërisë GULF. Brenda 5 muajve, në korrik 2015, shoqëria kryen zmadhim kapitali, nga 100 lekë në 20.000.000, në maj 2016 zmadhohet në vlerën 27.470.000 lekë, në 5 janar 2017 në vlerën 139.408.200 lekë dhe vetëm pas 25 ditësh, në 30 janar 2017 në vlerën 233.653.035 lekë. Po kështu, në korrik 2015, Joseb Mgeladze zëvendësohet nga administrator Otar Mgeladze. Në gusht 2015, selia e shoqërisë ndryshon, nga ajo e njëjtë me shoqërinë GULF, bëhet ajo e njëjtë me shoqërinë “Global Fast Food” shpk dhe “Puntocall” shpk.
Albano Aliko, ortaku pa letra i “Sun Petroleum Albania” (GULF), rezulton të jetë ortak/aksionar i 8 shoqërive tregtare (disa nga të cilat janëçregjistruar ose pezulluar).
Besnik Sulaj (Beso i Taiwan-it) zotëron 11 shoqëri tregtare (disa prej tyre çregjistruar ose pezulluar).
Si lidhen këta dy persona me njëri-tjetrin dhe me shoqërinë “GULF”?
Të dy individët janë ortakë në shoqërinë “Taiëan” shpk (B. Sulaj 80% dhe A. Aliko 5%), si dhe kanë qenë ortakë në shoqëri tashmë tëçregjistruara, përkatësisht “B – 3A & CO”, me seli tek Taiëan dhe objekt veprimtarie import/eksport, tregtim me pakicë të hidrokarbureve, si dhe “B3A Construction” shpk, me të njëjtën seli dhe objekt veprimtarie në fushën e ndërtimit. Të dyja këto shoqëri janë regjistruar në 2009 dhe janëçregjistruar në 2011. Pra këta dy persona kanë qenë bashkëortakë të hershëm e vazhdojnë ende të jenë në shoqërinë “Taiwan” shpk.
Që Albano Aliko është ortaku informal i shoqërisë GULF, del në pah qartë nga skema e personave, shoqërive dhe selisë së njëjtë (Laprakë), paraqitur më sipër. Marrëdhënia e ortakërisë mes A. Alikos dhe B. Sulajt bëri të mundur që shoqëria GULF të shesë naftën e ARMO-s e cila ka qenë në pronësi të një tjetër kompanie offshore me ndërmjetës Besnik Sulon.
Si përfundim, shoqëria “Sun Petroleum Albania” (GULF) është një shoqëri e lidhur ngushtësisht me një rrjet të madh kompanish offshore, që janë në pronësi të një apo disa biznesmenëve ruso-gjeorgjianë. Administratorët e saj kanë krijuar një rrjet kompanish të tjera të lidhura direkt apo indirekt me kompaninë në fjalë, ndërkohë që GULF ka pasur garant të biznesit të saj Albano Alikon, ortak me Besnik Sulon. Pikat e saj të pakicës kanë shitur naftën e ARMO-s e cila gjithashtu qe në pronësi të një kompanie offshore të lidhur me Besnik Sulon. Kështu, Beso i Taivanit është shndërruar në pikën kyçe, ku pastrohen paratë e oligarkëve rusë dhe gjeorgjianë në Shqipëri.