Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në Laç.
Sipas burimeve nga aksidenti kanë mbetur të vdekur 3 persona, por ky informacion nuk është konfirmuar nga policia.
Dyshohet se shkak i aksidenti mund të jetë fakti se drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e alkoolit, megjithëse edhe ky është një informacion i pakonfirmuar zyrtarisht nga policia.
Janë zbuluar identitetet e personave që humbën jetën në këtë aksident, të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, Jul Maxhuni, 22 vjeç, banues në Kombinat – Tiranë, Simon Kanani, 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe Bert Marku, 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin.