Rrjetet sociale janë bërë pothuajse të njëjtë me kazinot për krijim e varësisë. Ndonëse nuk është ende një shqetësim i njohur zyrtarisht, në Amerikë po marrin masa që tani, shkruan tgcom.
Gjithnjë e më shumë të rinj janë të stacionuar vazhdimisht në Facebook, Snapchat, Tëitter e Instagram.
Rritet gjithnjë e më shumë edhe numri i atyre që futen nëpër qendra rehabilitimi.
Thuajse gjysma e adoleshentëve amerikanë janë të prekur nga kjo sindromë. Bëhet fjalë për djem e vajza që përdorin smartphone-in për 6-7 orë në ditë.
Disa të rinj, të intervistuar nga televizioni amerikan, kanë treguar se ndjejnë stres, ankth, por edhe turp nga përdorimi pa kriter i celularit.
Qendrat e rehabilitimit, sapo nisin terapinë, i lënë të rinjtë pa smartphon-ët e tyre, tabletët dhe internet. Që nga ai moment nisin të ndjekin programe të specializuara.