26-vjeçari shqiptar kërcënon të fejuarën, arrestohet nga Policia Italiane( DETAJE)

Tuesday, 01 May 2018 18:46

Itali-   Një 26 vjeçar shqiptar ka kërcënuar me thikë të fejuarën e tij ndërkohë identiteti I tij nuk bëhet I ditur.

Sipas mediave italiane vajza 24-vjeçare e ka denoncuar në polici të fejuarin I cili kishte disa kohë që e dhunonte vajzën dhe e kishte kërkcënuar edhe me jetë.

Ata zotëronin një dyqan, ku edhe është gjetur vajza e traumatizuar nga policia italiane.

Gjithashtu policia ka gjetur edhe një thikë në dyqan, ku sipas asaj që ka deklaruar vajza, ai e ka përdorur për ta kërcënuar.

Sipas mediave edhe në momentin e arrestimit 26 vjeçari nuk i ka kursyer kërcënimet ndaj saj.

Ki kujdes me ato që bën… do ta shikosh kur të dal se çdo të të bëj” dhe “K***ë… më fute brenda… jam i gatshëm të bëj edhe 10 vjet, por ti nuk do të kesh shpëtim”, është shprehur në shqip 26-vjeçari.

E fejuara e tij është shprehur se ka qenë shpesh viktimë e dhunës kohët e fundit, por nuk ka shkuar asnjëherë në spital, apo ta denoncojë 26-vjeçarin. Ndërkohë, policia e shoqëroi shqiptarin në rajon, ku zbuluan se ai kishte precedentë të mëparshëm penal për ushtrim dhune.

Login to post comments