Në Shqipëri me kryebashkiakun e qejfeve i cili nuk lë rast pa i shpëtuar për ta kthyer në fest e harem edhe Ditën Ndërkombëtare të Punës, ku populli shqiptar duhet të ngrihet e të protestojë, të kërkojë rritje rrogash, pensionesh dhe vende të reja pune, Veliaj e ka kthyer në një festë, ku nëpërmjët një postimi në Facebook ka lajmëruar qytetarët se do të mbledhë artistët më të mirë vendas dhe sigurisht që kjo do të ndodhë me taksat e popullit shqiptar, që kjo qeveri është mësuar t’I harxhojë më qejfet e veta.
Sepse e vetmja gjë që dëshiron ai, është t’i heq shqiptarëve kulturën e të protestuarit për gjërat që i takojnë, të heq vëmndjen e qytetarëve nga katrahura në të cilën e kanë katandisur Shqipërinë.
Problem mbetet papunësia tek moshat e reja, një në katër të rinj të moshës 15 deri 29 vjeç mbetet i papunë.
Ndërkohë, e kundërta ndodhi sot në botë. Më shumë së 70 qytete në Spanjë protestuan për barazi gjinore dhe rroga e pensione më të larta. Në Turqi u protestua edhe pse ishte ndaluar nga qeveria, gjithashtu në shumë vende të tjera si në Rusi, Ukrainë, Kore të Jugut Indonezi.