Sevim Arbana nga shoqata "Në dobi të gruas shqiptare” e ftuar në emisionin “360gradë” u shpreh se shqiptarët janë braktisur nga shteti. Kjo i ccon ata të marrin vendimi n e vetvrasjes.
“Shqipëria në depresion, është mungesa e ëndrrave, mungesa e një rrugëzgjidhje, nuk kanë ndihmë, janë të vetmuar. Shqiptarët janë të vetmuar. Është si një fëmijë i vogël pa mbrojtur. Shteti është një familje. Mungesa e këtij shteti, kujdesit të tij, ku në çdo sekondë shteti ta fut keqas mua si qytetar, atëherë unë ku mund të drejtohem”, u shpreh ajo.
Kështu, ajo renditi disa nga arsyet pse shifrat e vetvrasjes në Shqipëri janë rritur, ku faji kryesor është i mungesës së kujdesit nga ana e shtetit.