Një lajm tronditës ka mësuar sot familja Rexhepi, që banonnë lagjen nr.14 në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Prej dy javësh ata nuk dinin asgjë për fatin e kryefamiljarit, Selim Rexhepi, 58 vjeç nga Dibra, baba i 6 fëmijëve.
Prej 16 prillit, ai rezulton i humbur për familjarët, por ata nuk kishin bërë denoncim në polici.
Ditën e sotme pasi kanë lajmin për një person që ka humbur jetën në spitalin e Durrësit rreth 2 javë pasi ishte aksidentuar, janë lidhur me policinë dhe janë paraqitur në morgun e spitalit.
Mes dhimbjes, ata kanë konstatuar se bëhej fjalë për familjarin e tyre, prej të cilit nuk kishin asnjë lajm që prej 15 ditësh.
Selim Rexhepi, 58 vjeç, banues në lagjen 14 është identifikuar në morgun e spitalit të Durrësit nga i biri, mbrëmjen e sotme.
Raportohet se i biri e ka kërkuar të atin përmes në internet si dhe ka pyetur herë pas here tek spitali i Durrësit por nuk i kanë dhënë asnjë lloj informacioni. Para 4 ditësh, ai është kthyer në Shqipëri, pasi jeton jashtë shtetit dhe ditën e sotme iu desh të përballej me lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të babait të tij.
Që nga dita e aksidentit, 58-vjeçari ishte i shtruar në spitalin e Durrësit, por ai nuk ishte identifikuar ende nga Policia, deri ditën e sotme.