Prof. dr Ardian Civici, ka thënë në “Studio e Hapur” se simboli i klasës punëtore me krijimin e sindikatave ishte fitimi i të drejtave të saj. Gjithashtu Civici theksoi se 1 maji ka devijuar nga elementët bazë për të cilat protestohet.
Civici: “Ka një arsye që amerikanët nuk kujtohen. Kjo sepse 1 maji i tyre u bë shumë i përgjakshëm. Në Amerikë dhe shumë vende të tjera e kanë pranuar filozofinë e 1 majit, por nuk e kujtojnë çdo vit. Simboli i klasës punëtore me krijimin e sindikatave ishte fitimi i të drejtave të saj. Simboli i 1 Majit vazhdon, vendet europiane kanë protestuar sot. 1 maji ka devijuar nga elementët bazë për të cilat protestohet”.