Në pranga 30-vjeçari që mashtronte njerëzit për punë

E mërkurë, 02 May 2018 09:11

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Denis Trungu pasi ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga policia e Beratit për vjedhje me anë të mashtrimit.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se, ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Beratit, në tetor të 2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” si autorë i dyshuar për veprën penale “Vjedhje me anë të mashtrimit”.

30-vjeçari u premtonte njerëzve se do u gjente punë, në këmbim të një sasi parash.

Login to post comments