Policia italiane ka publikuar detaje të reja për drogën e sekuestruar pak ditë më parë, ku u sekuestruan rreth 2, 5 ton kanabis, ndërsa u arrestuan 4 skafistët shqiptarë. Mediat italiane raportojnë sot se në pranga u vunë shqiptaret B. M. 40 vjeç; H. X, 30-vjec; R. B. 30 vjeç dhe C. S, 37-vjec.
Aksioni u mbajt në afërsi të Salentos, ndërkohë që policia u vu në ndjekje të një gomoneje 10 metra te gjate me dy motore te fuqishëm e cila mendohet se vine nga Shqipëria. Shqiptarët janë ndjekur nga ajri dhe deti dhe të ndodhur përballë kësaj situate kanë nisur të hedhin ngarkesën në det.
Pas kontrollit u be me dije se në gomone ishin 105 pako me marijuanë dhe 10 pako të tjera qe ishin hedhur ne det. Ne total ishin 2517 kg dhe vera e lëndës narkotike në treg llogaritet të kapte shumën rreth 20 milionë euro. http://www.brindisireport.it/video/inseguimento-in-mare-l-inutile-tentativo-degli-scafisti-di-seminare-la-finanza.html