Ndarja e detit/ Mund të arrihet një marrëveshje deri në fillim të qershorit

E mërkurë, 02 May 2018 10:26

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, në një intervistë televizive është shprehur se negociatat me palën shqiptare për çështjen e delimitimi të zonave detare, mund të mbarojnë brenda muajit.

“Shpresoj deri në fund të majit të kemi një marrëveshje. Në mos në fund të majit, në fillim të qershorit”, tha Kotzias për televizionin SKAI.

Me 30 prill, Shqipëria dhe Greqia zhvilluan raundin e parë të bisedimeve mbi delimitimin e zonave detare. Raundi i dytë pritet të zhvillohet në Greqi.

Login to post comments