×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Shpërthimi në Vlorë, identifikohet 30-vjeçari që i vunë tritol tek banesa

E mërkurë, 02 May 2018 11:49

Qyteti bregdetar i Vlorës u trondit mbrëmjen e djeshme nga dy shpërthime me lëndë eksplozive të vendosura në dyert e dy banesave të ndryshme. Shpërthimi i parë ka ndodhur rreth orës 02:30 në katin e 5-të të një pallati në lagjen “Lirim”, pranë derës së banesës së shtetasit Fation Bata 30 vjeç, e cila ndodhet përballë Drejtorisë së Policisë vendore.

Bata jetonte me nënën e tij Nadire Bata, e cila është dërguar në spital pas shpërthimit pasi ka pësuar tronditje.

Fatjon Bata nuk rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vendosjes së tritolit pranë derës së banesës së tij. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por dëme materiale. Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe ka alarmuar edhe fqinjët e tjerë të pallatit, banesat e të cilëve janë dëmtuar.

Ndërkohë shpërthimi i dytë ka ndodhur rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe kapjen e autorëve në të dy rastet./BalkanWeb/

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 11:54

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...