×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Video e tmerrshme/ Dhuna në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë, pezullohen dy punonjëset

E mërkurë, 02 May 2018 13:06

Pas denoncimit mbrëmë nga emisioni investigativ “Stop” të dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve të Shtëpisë së Foshnjes në Vlorë, janë pezulluar nga detyra 2 punonjëse të këtij institucioni.

Me zë e figurë, emisioni “Stop” tregoi dhunimin fizik të fëmijëve të Shtëpisë së Foshnjes në Vlorë, nga punonjëse të këtij institucioni që kanë për detyrë të kujdeset për rritjen e tyre.  

Pamjet e sjella nga kamera e fshehtë e programit investigativ tregojnë se kujdestarja dënon fëmijë të ndryshëm të qëndrojnë të veçuar, kur ata nuk e dëgjojnë, u bërtet me ton të lartë, si dhe përdor ndaj tyre fjalor krejt të papërshtatshëm për moshën e tyre, apo për një institucion rritjeje dhe edukimi siç është shtëpia e foshnjes.

Veç këtij skandali të sjelljes së kujdestareve, emisioni “Stop” denoncoi edhe një abuzim financiar nga ana e drejtoreshës së institucionit, Olta Ganaj.

Edhe pse Shtëpia e Foshnjes nuk ka një makinë, kjo zë vend të veçantë në buxhetin e saj për fonde për shërbim automjeti, drejtoresha Ganaj përfiton çdo muaj 70 mijë lekë të reja nga fondet e shtëpisë së foshnjes, pasi makinën e saj personale e përdor edhe për nevojat e institucionit, sipas një kontrate huapërdorjeje pa shpërblim./Tv Klan/

Login to post comments