Neurokirurgu i njohur shqiptar Mentor Petrela thotë se një sistem i suksesshëm shëndetësor kërkon një menaxhim më të mirë të fondeve publike, por kostot janë të larta. Dr. Petrela, i njohur në qarqet botërore për teknikat e përparuara të operacioneve me pacientin zgjuar, ndodhet në Shtetet e Bashkuara për takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Neurokirurgëve që po mbahet në New Orleans të shtetit Luiziana.