Numri i të prekurve nga astma në nivele alarmante, shkak ndotja e ajrit

E mërkurë, 02 May 2018 16:24

Rreth 50% është rritur numri i personave që vuajnë nga sëmundja e astmës në vetëm dhjetë vitet e fundit.

Ndëkohë rreth 5% e popullsisë vuan ga kjo sëmundje, e përkthyer më thjeshtë 5 në 100 shqiptarë janë të prekur prej saj. Sipas mjekëve më të prekurit janë fëmijët, të cilëve simptomat I shfaqen që kur janë foshnja.

 “Shenjat e astmës janë tipike, si marrja e frymës kolla, fishkëllima dhe shtrëngimi në gjoks. Janë më të shpeshta natën. Janë të shpeshta. Duhen të diferencohen nga një ftohje e thjeshtë”, thotë Mehmet Hoxha, mjek alergolog.

Diagnoza e saktë për një fëmijë që vuan nga astma mund të përcaktohet vetëm në moshën tre vjeç.

Sipas mjekeve rritja e numrit të prekurve me gati dy fish në këtë dhjetëvjeçar lidhet me një sërë faktorësh, ndër të cilat edhe ndotja e ajrit.

“E para është ndryshimi i stilit të jetesës, largimi nga natyra na ka ulur infeksionet, por ka rritur alergjitë. E dyta ndryshimi në stilin e të ushqyerit. E treta është ndotja atmosferike”, thotë mjeku Mehmet Hoxha.

Në Ditën Botërore Kundër Astmës mjekët alergologë bëjnë thirrje për diagnostikim të hershëm, pasi kjo sëmundje nuk shërohet, por mund të mbahet nën kontroll.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...