×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mbill një pemë apo mbill një rrenë?

E mërkurë, 02 May 2018 16:49

Më shumë se 60 postime brenda marsit dhe shumë më tepër gjatë prillit  në Facebook, në profilin e tij zyrtar për të reklamuar pseudo fushatën “Mbill një pemë”. Reklamime boshe dhe jorealiste.

Erioni ka vendosur  prej muajsh tashmë  të manipulojë njerëzit duke i servirur çdo ditë , pjesë nga ajo çfarë pretendohet se po bën Bashkia e Tiranës.

Gënjeshtra më e madhe që ai po i bën publikut  është pikërisht nisma e mbjelljes së pemëve, në një Tiranë që po betonohet çdo ditë e më shumë.

Bazuar në analizën e postimeve, kjo është një strategji e mirë menduar, madje fushata për mbjelljen e pemëve në terren, i shërben asaj që është ndërtuar online dhe jo anasjelltas ashtu siç në realitet duhej të ishte.

Por çfarë qëndron pas kësaj?

 “Lali Pallati” është “përfolur” si imitues i strategjisë së Obamës, një taktike që vë në themel të shoqërisë familjen, një “gënjeshtër” e madhe pasi nuk mund të jetë Tirana “familja”  kur familjarët i ke në një tjetër qytet.

Kush i vërtetoi sa pemë u mbollën dhe a janë të vërteta shifrat që ai “shet” në Facebook?

Teksa më shumë se 1/8 e orarit zyrtar të punës zihet duke “shitur mend” atëherë sa kohë mbetet për të punuar dhe cili është qëllimi i vërtetë?

Erion Veliaj ka arritur të heqë vëmendjen e publikut nga plani që ai kishte ndërmend për Tiranën, për të ndërtuar kulla. Në kohën kur projektet dalin në shesh, ai e ndërpret fushatën e mbjelljes së pemëve, për të filluar të ndërtojë kulla, qetë qetë, pasi vendimet i mori në fshehtësi të plotë.

Është një situatë kontradiktore , ku promovohet gjelbërim ,por po ndërtohen pallate, ku po nxirrën “rrënjët e pemëve”, por sheshet janë mbushur me tapete artificialë bari.

Ekziston edhe një kontraditë tjetër: përplasja midis firmave që do ndërtojnë kullat dhe tenderat për to, dhe lopatës për mbjelljen e pemëve.  Nga njëra anë miratohen ndërtimet e kullave, por  këto veprime mbahen larg vëmendjes mediatike, larg vëmendjes së publikut në internet, aty ku propagandon  më shumë Lali Leku.  Si do vijë reduktimi i ndotjes së ajrit në qytet, kur 10 pemëve të   mbjelluara do i zihet fryma nga pallatet shumëkatëshe?

Propaganda “Mbill një pemë”  u bë pikërisht për të larguar vëmendjen e qytetarëve dhe vëmendjen mediatike nga ndërtimet, në një kohë kur po shtohen denoncimet për kullat!!

Deri kur do fshehë Erion Veliaj planet që ka për Tiranën me propaganda që nuk pinë më ujë?

Populli nuk gënjehet më, jo vetëm Tirana.  Maçoku me çizme ekziston vetëm në përralla, çizmet dhe lopata nuk do mund ta fshehin për shumë gjatë betonimin në masë dhe ndërtimin pa kriter që po bëhen në kryeqytet.

55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 17:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...