Institucioni shtetëror torturon fëmijët jetimë

E mërkurë, 02 May 2018 16:31

Në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë janë shpenzuar 700 mijë lek të vjetra për servis makine, ndërkohë që ky institucion nuk ka makinë.  Fakt ky i zbuluar nga emisioni investigativ “Stop” i cili komunikoi me drejtoreshën e kësaj qendre e cila e mohoi këtë fakt dhe tha se makina ndodhej jashtë,  por përveç kësaj në udhëtimin që ndërmori në këtë qytet gazetari i emisionit zbuloi se fëmijët në këtë qendër torturohen.

Gazetari – E di për çfarë kemi ardhur? Pretendimet janë të shumta nga shumë anë, por ne funksionojmë në bazë të transparencës. Na ka rënë në dorë një shkresë e këtij institucioni.

Drejtoresha – Po, mund ta shoh?

Gazetari – Dhe thuhet servis makine, riparime të ndryshme 70 mijë lekë. Ndërkohë që në një informacion pretendohet se ky institucion nuk ka makinë fare.

Drejtoresha – Kemi një makinë që e kemi në gjendje të keqe, por ndërkohë përdorim edhe furgonin e Qendrës së Shërbimeve.

Gazetari – Ka apo s’ka makinë institucioni fare? Kjo është pyetja ime, shumë e drejtë.

Drejtoresha – Atëherë, makina që tashmë me dokumentat, që i kemi dorëzuar, gjendet jashtë institucionit. Që është… për momentin e kemi jashtë funksionit.

Gazetari – Domethënë lekët shkojnë për atë?

Drejtoresha – Jo, nuk shkojnë më për atë.

Gazetari – Po për kë do shkojnë këto lekë?

Drejtoresha – Të kujt viti e keni këtë?

Gazetari – Ideja është te transparenca.

Drejtoresha – E pra… po prandaj po them të kujt viti e keni?

Gazetari – Unë po them, që nëse ka një dosje si institucion, hajd ta shohim të gjithë, që të gjithë të jemi në rregull. Unë të jap dhe kohë, s’ka problem, që ta shohësh.

Drejtoresha – Po normale! Do bëni edhe një kërkesë pranë institucionit, që t’ju kthejmë një përgjigje.

Drejtoresha Ganaj në përgjigjen zyrtare tregoi se ajo ka dhënë makinën e saj me kontratë huapërdorjeje pa shpërblim për institucionin që drejton vetë. Por ky rezultoi abuzimi më i vogël në Shtëpinë e Foshnjes Vlorë.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” solli me zë dhe figurë dhunën verbale dhe fizike ndaj fëmijëve që strehohen në këtë institucion.

Punonjësja – Ik Leo ik, se do vijë Vali pastaj, të të veshë kanatiere!

Punonjësja 2 – Hajde këtu ti…!

Punonjësja – O, të keqen una…

Punonjësja 2 – Ulu aty! Një moment të gëzueshëm, ti ta kthen gëzimin në sherr. Unë s’kam nerva sot të bëj sherr me ty Koço.

Punonjësja – Ai u dënua, se u plevitos.

Punonjësja 2 – Je fshirë ti? Merre leckën, fshihu!

Punonjësja 2 – O çuna! Do ju dënoj prapë ëëë… Po kjo Ana ku është? Pse je aq ku*** ti, moj?!

Punonjësja 2 – Pse hë…?! Aty të rrish! M*t! Mbylle, mbylle!

Punonjësja 3 – Hajde se kanë bërë që të gjithë zhurmë, por më shumë Fabio me Anën. I janë qepur Blerinës e s’e lënë rehat. Shoqen time, kolegen e punës ma meruan fare.

Punonjësja 3 – Ik, o çun, o…!

Punonjësja 3 – O idiote! O sa më dhemb mesi… o idiote, o debile, thashë se rashë…

Fëmijët jetimë ndëshkohen e thirren me epitete të neveritshme nga punonjëset e Shtëpisë së Foshnjës, të cilat në fakt paguhen për t’iu shërbyer.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...