×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Cilët janë dy të dënuarit që tentuan të arratisen nga burgu i Fushë-Krujës

E mërkurë, 02 May 2018 17:15

Në lidhje me parandalimin e  arratisjeve nga burgu i Fushë-Krujës kanë dalë detaje të reja. 

Sipas burimeve dy prej te burgosurve që tentuan të arratisen, ishin Luan Dautxhiu dhe Zef Prenga.

Nga institucioni u vu re se hekurat e dritares së qelisë ishin të prera. Të dënuarit janë të dënuar nga gjykata për dhunë në familje.

 

REAGIMI:

Masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për forcimin e sigurisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda po japin rezultate të mira.
Një tentativë arratisjeje është parandaluar nga shërbimi i Policisë së Intitucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fushë Krujë, pas kontrolleve të imtësishme dhe shumë të kujdesshme.
Në datë 01 maj 2018, rreth orës 11:52, gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi i sigurisë, në godinën B (siguria e zakonshme), në njërën prej dhomave të katit të parë është konstatuar dëmtim i hekurave të zgarës së dritares së kësaj dhome.
Menjëherë janë marrë masa për sigurimin e të dënuarve që ndodheshin në këtë dhomë si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Në vend kanë shkuar grupe inspektimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve si dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ndërsa është njoftuar edhe Komisariati i Policisë së Fushë Krujës.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se dhoma ishte e sigurisë së ulët dhe shpesh herë ishte përdorur për akomodimin e personave të paraburgosur. Pesë personat që ndodheshin aktualisht në këtë dhomë, ishin aty prej jo më shumë se 15 ditësh.
Hetimet e mëtejshme do të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore për autorët.

Login to post comments