Dritan Gradica është djali i ish-gjykatësit të Apelit Ushtarak, Shaqir Gradica.
Ai u arrestua në Spanjë për kapjen e 1 ton droge.
Mësohet se 43-vjeçari Dritan Gradica ka hyrë në Shqipëri në 18 janar 2018 dhe nga sistemi rezulton se ai ka ardhur në Rinas.
Ai ka dalë nga Shqipëria më 26 janar nga pika doganore e Kakavijës.
Kokaina u kap dy ditë më parë dhe i përkiste një grupi të strukturuar kriminal që drejtohej nga dy shqiptarë, pikërisht nga Dritan Gradica dhe Julian Deblini.
Ka dyshime të forta se kokaina është blerë te Klan De Golfo, e njëjta organizatë mafioze që dërgoi 613 kg kokainë në Durrës, në fundshkurt të këtij viti.
Droga e sekuestruar u gjet e grumbulluar në një magazinë në Madrit.