×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Tragjedia në fshatin Adriatik ose kronika e një vdekjeje të paralajmëruar

E mërkurë, 02 May 2018 17:29

Tragjedia në fshatin Adriatik, ku ditën e djeshme humbën jetën 3 të rinj është kronika e një vdekjeje të paralajmëruar.

Viktimat e aksidentit të djeshëm janë Simon Kaza 20 vjeç, Juli Margjini 22 vjeç dhe Bert Marku 17 vjeç. Makina drejtohej nga Margjini, i cili humbi kontrollin duke përfunduar në kanal.

Në këtë zonë, pikërisht në vendin ku 3 të rinjtë, dy nga fshati Adriatik dhe njëri nga Tirana, kanë ndodhur më herët edhe aksidente të tjera.

Vitin e shkuar në të njëjtin vend ndodhi një aksident fatal. Dy familje që udhëtonin në një mjet, përfunduan në kanal në tentativë për të shmangur gropat në rrugë.

Më aksidentin tragjik mbeti i vdekur Lekë Kola. 5 vite më parë, në një tjetër aksident tragjik në këtë vend humbën jetën dy persona nga Mamurrasi.

Rruga që lidh fshatin Adriatik me Laçin është tejet e amortizuar dhe e mbushur me gropa të shumta gjatë pjesës më të madhe të saj.

Barrierat mbrojtëse mungojnë, sinjalistika po ashtu, ndërsa gropat janë të shumta. Bëhet fjalë për një segment me gjatësi rreth 7 kilometra në të cilin nuk është vënë dorë prej më shumë se 6 vitesh.

“Askush nuk e çan kokën për këtë rrugë. Ngelën duke vdek njerëz. Pa sinjalistikë, me gropa, pa barriera mbrojtës. Ura është shumë e ngushtë. Kemi kërkuar të ndërhyjë shteti po ata vijnë vetëm për zgjedhje.” – thonë banorët.

Banorët e zonës të revoltuar fajësojnë qeverinë për mungesën e ndërhyrjes në këtë rrugë, që mund të bëhet sërish shkaktare e tragjedive të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...