×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Llotot po na zënë frymën

E mërkurë, 02 May 2018 17:32

Kompanitë e basteve sportive kanë mbjellë në çdo vend pikat e tyre.

Rruga e “Bogdanëve” në kryeqytet si shumë rrugë të tjera është e mbipopulluar nga pikat e basteve sportive.

Pak metra larg njëra-tjetrës aty ushtrojnë aktivitetin disa sallone të lojërave të fatit. Madje shkolla 9-vjeçare “ Avni Rustemi ” është e rrethuar nga këto biznese që dita ditës mbijnë si kërpudha.

Teksa nxënësit luajnë në oborrin e shkollës përballë kanë pamjen e tabelave të kompanive të basteve sportive.

Në rrugën e “Bogdanëve” nuk mungojnë as kazinotë e mëdha. Në këtë rrugë shumë bizneseve të tjera janë mbyllur për t’u zëvendësuar nga pikat e basteve.

Por çfarë thotë ligji për lojërat e fatit, i cili u ndryshua nga parlamenti duke shtyrë efektet e tij. Ligji i parë parashikonte që pikat e basteve të ishin mbi 200 metra larg disa institucioneve si shkollat apo edhe institucionet fetare.

Por me lobim, një grup deputetësh kërkuan ndryshimin e ligjit.

“Distancat ndërmjet subjekteve të lojërave të fatit nga institucionet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, duhet të jenë jo më pak se 100 metra në vijë ajrore në të gjitha drejtimet. Distancat të llogariten ndërmjet ekstremiteteve më të afërta të dy objekteve”, thuhet në nenin 7 për lojërat e fatit.

Brenda datës 31 dhjetor 2018 organizatorët që ushtrojnë aktivitetin pranë këtyre institucioneve duhet të marrin masa për ndryshimin e vendndodhjes.

Në rrugën e Bogdanëve, ashtu si në shumë rrugë të Tiranës, po rritet numri i pikave të basteve dhe kazinove. Ambientet që vetëm pak muaj më parë ishin dyqane ushqimesh, produktesh industriale apo edhe galeri arti, falimentuan dhe pronaret i janë rikthyer një biznesi që ju siguron gjithmonë klientë. Ata janë bastexhinjtë. /Top-Channel.al/

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...