×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Paaftësia teknologjike e Gjykatës shtyn gjyqin për grabitësit e bankës

E mërkurë, 02 May 2018 18:58

Seanca e sotme gjyqësore për të pandehurit Roland Liti dhe Alan Babameto të akuzuar për vjedhjen e 20 milionë lekëve në një banke në zonën e ish-Bllokut ka dështuar si pasojë e pamundësisë së Gjykatës së Tiranës për të kopjuar disa DVD të paraqitura si provë nga ana e prokurorisë.

Një veprim kaq i thjeshtë teknik i është nevojitur Gjykatës Penale të kryeqytetit për të dubluar një DVD të paraqitur si provë nga Prokuroria duke dështuar kështu një seancë.

  Të mërkurën, prokurori i çështjes, Julian Zonja, vuri në dispozicion të gjykatës dy aparatet telefonike të të pandehurve bashkë me DVD-të ku ishte hedhur përmbajtja e nxjerrë pas këqyrjes së telefonave, komunikimet e bëra me SMS, komunikimet në aplikacione, fotografitë, apo vendndodhjet e herë pas hershme.

Kryesuesi i kërkoi përfaqësuesit të akuzës të realizojë kopjimin, me qëllim vendosjen e tyre edhe në dispozicion të avokatëve. Prokurori kërkoi që veprimi të kryhej nga gjykata, por trupi gjykues bëri me dije se institucioni e kishte të pamundur ta realizonte këtë proces.

Për t’i dhënë kohë prokurorisë, gjykata ndërpreu gjyqin dhe caktoi seancën e radhës në 9 Maj. Ngjarja për të cilën akuzohen Liti dhe Babameto është shënuar në 8 Gushtin e vitit 2016. Ata dyshohet të jenë autorët e vjedhjes së gati 20 milionë lekëve, pasi depërtuan në bankë përmes një tuneli në murin anësor të dhomës kasafortës.

Login to post comments