×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rama mburr veten me ... call center-at

E mërkurë, 02 May 2018 18:48

Kryeministri Rama e ka nisur nga Tirana, bashkëbisedimin me qytetarët për “arritjet” e qeverisë. Sigurisht që përveç krimit të organizuar dhe drogës që mund të thuhet se janë arritjet kryesore të kësaj qeverie , Rama i ka kërkuar edhe qytetarëve të shprehim problemet e tyre.

Teksa njëra prej qytetaret e pranishme I kërkoi informacion mbi vendet e punës që ofrohen në Tiranë, Rama iu përgjigj se kishte plot 7300 hapësira të lira pune të hapura nga qeveria e tij duke përfshirë edhe call-centerat.

Edhe pse këto të fundit janë një sektor tërësisht privat dhe që po kalon vështirësi të mëdha nga sanksionet e vendosura nga qeveria italiane, sanksione për të cilat qeveria shqiptare dështoi të negocionte.

Bashkëbisedimi me qytetaren:

Q: Cilat janë mundësitë më të mëdha që ofrohen në Tiranë për punësimin?

ER: Ta fillojmë nga ty, nëse je e papunë.

Q: Jo unë për momentin jo.

ER: Po ça kërkon pastaj

Q: Në përgjithësi e kisha fjalën…

ER: Ti je si ata që nuk paguajnë taksa dhe thonë na mbytën taksat

Në këtë rast kryeministri Rama kërkoi ndihmën e një prej asistenteve të tij, sipas të cilës e ka pasur 7300 vende të lira puna, llojet pastaj variojnë nga menaxher i vogël deri edhe tek call-center-at.

ER: Pastaj duhet kërkuar ajo e shkreta punë, e ka edhe këtë të keqe.

 Mesa duket, Rama e ka harruar faktin se nën presionin e qeverisë italiane, e cila shtrëngoi masat për delokalizimin e aktivitetit të call center në vendet jashtë BE-së, përfshi Shqipërinë, kompanitë call center po gjenden përpara dy zgjidhjeve: të mbyllen ose të diversifikohen.

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 18:56
Login to post comments