×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dy shqiptarët e kapur në Spanjë dyshime për lidhje me 613 kg kokainë të kapur në Durrës

E mërkurë, 02 May 2018 19:43

Dy shqiptarët e arrestuar në Spanjë me 1 ton kokainë dyshohet se kanë pasur njohje me të vetmin person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për sjelljen e 613 kg kokainë në Durrës, Arbër Çekajn. Lajmi bëhet i ditur për Ora News nga burime konfidenciale pranë Policisë së Shtetit, të cilat shtuan se ka dyshime se në Shqipëri është ngritur një bazë kolumbianësh.

Dy shqiptarët që u kapën me 1 ton kokainë në Spanjë, Dritan Gradica dhe Julian Deblini, dyshohet se kanë pasur njohje me Arbër Çekajn, i kërkuar për kontenierin e kapur në Durrës.

Ky fundit është pronari i komopanisë porositëse të ngarkesës me banane ku ishin futur 613 kg kokainë të kapura në Durrës në shkrut të këtij viti.

Lajmi mësohet për Ora News nga burime konfidenciale pranë Policisë së Shtetit, ndërsa policia spanjolle është në pritje të dosjes që po përpunohet nga ekspertët shqiptarë të Antidrogës.

Hetuesit spanjollë kërkuan informacion rreth 2 shqiptarëve që organizonin trafikun e kokainës nga Kolumbia në Spanjë e më pas e përhapnin në Europë.

Dyshimi i policisë shqiptare se pronari i kompanisë së bananeve, Arbër Çekaj, ka njohje me shqiptarët e kapur se fundmi, pasi kanë qenë pjesë e të njëjtës linjë të trafikut të drogës nga Kolumbia.  

Edhe më herët Çekaj ishte ndaluar në Kolumbi dhe Ekuador për verifikime dhe dosjet e mëparshme kishte dyshime se pronari i kompanisë së bananeve kishte lidhje me këtë shtetas kolumbian.

Ndërkaq, sipas policisë nuk ka të dhëna nëse Gradica dhe Deblini kishin bazë të magazinimit të kokainës në Shqipëri, por specialistët e Antidrogës tashmë kanë dyshime të forta se një bazë kolumbianësh është ngritur së fundmi në vendin tonë.

Mendohet se përpos specialitetit të përzierjes apo ekstratimit të kokainës, kolumbianët ndodhen në Shqipëri edhe për të garantuar mbërritjet e ngarkesave me kokainë dhe për të shpërndarë eurot e korruptimit të strukturave që parandalojnë trafikun e drogës.

Login to post comments