Policia italiane ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar me histori të përsërituara të krimit të organizuar.
Policia e Xhenovës ka zbatuar urdhërin e arrestit me burg të vendosur nga gjykata për vjedhje të rëndë.
Gazeta ‘’ La Republica shkruan se I riu është përgjegjës edhe për disa vjedhje te bisneseve në, por edhe kundër institucioneve arsimore.
policia mori informacione se ai ishte autor i një vjedhje të ndodhur natën mes 22 dhe 23 shkurtit në një sallon flokësh në Nervi.
Me këtë rast, hajduti, u paraqit në dyqan gjatë natës duke marrë 200 euro, një smartphone dhe një laptop me vlerë të lartë. Megjithatë, ai kishte harruar një detaj të rëndësishëm; gjurmët e gishtërinjve në sipërfaqen e derës së hyrjes, çka çuan në zbulimin e tij.
Vetëm 12 orë pas lëshimit të urdhrit të ndalimit, ai vodhi një lapton në një dyqan në Santa Margherita Ligure. Pas raportimit për ngjarjen, ai u prangos nga policia.