Optimist për hapjen e negociatave kreu i shtetit Ilir Meta tha se ogur i mirë është fakti që ky proces përkon me vitin e Skënderbeut. Gjatë aktivitetit të shoqatës arbëreshe që risolli në kujtesë rrugëtimin e Skëndërbeut nga Stambolli në Kruje, Presidenti vlerësoi Arbëreshët si frymëzues të Rilindjes Kombëtare, Pavarësisë së Shqipërisë e Kosovës si dhe ruajtjes së vlerave kombëtare
Arbëreshët përkujtuan në Krujë rrugëtimin historik të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu nga Stambolli drejt Krujës. Aktiviteti i organizuar nga shoqata arbëreshe nga Kalabria "Magna Grecia Off-Road" nisi me shfaqjen e filmit dokumentar, ku ishin të pranishëm Presidenti Meta, Ministrja e Kulturës si dhe përfaqësues të arbëreshëve
Optimizimit për hapjen e negociatave kreu i shtett Ilir Meta tha se ogur i mirë për vendin është fakti që kjo përkon me vitin e Skënderbeut.
Meta: Ky është Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut. Pra është një vit që ne besojmë se do të sjellë edhe negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Dhe këto nuk janë krejt të rastësishme, për arsye se identitetin tonë evropian në radhë të parë e ka vendosur dhe e ka përcaktuar Skënderbeu me historinë e tij të lavdishme, e cila na bën edhe sot krenarë.
Me 6 Maj për Festën e Shën Gjergjit në Durrës shoqata arbëreshe do të përkujtojë historinë dhe ngjarjet e lavdishme, por edhe do të promovojnë bukuritë natyrore, të atraksioneve turistike të Shqipërisë.