Enti Rregullator i Energjisë ka konfirmuar se për furrat e bukës do të ketë dy lloje kontratash me OSHEE-në. Kryetari Entit, Petrit Ahmeti ka pohuar se se çmimi favorizues i energjisë prej 7,6 lekësh për kilovat orë do të aplikohet vetëm për ato biznese që merren vetëm me prodhimin e bukës.
“Vendimi i Entit Rregullator të Energjisë lidhet vetëm subjektet që prodhojnë bukë”, thotë Petrit Ahmeti, kryetar i ERE.
Por sa do të paguajnë për kilovat furrat e bukës që përveç bukës prodhojne edhe byrekë, ëmbëlsira, pra prodhime të tjera brumi?
OSHEE ka përjashtuar nga çmimi i reduktuar prej 7,6 lekësh subjektet që përveç prodhimit të bukës merren edhe me shitje ëmbëlsirash apo prodhime të tjera brumi.
Sipas ERE për këto lloj furrash çmimi do të jetë 14 lekë për kilovatorë. “Ky është një konflikt që zgjidhet vetëm me një investim që ai të ndryshojë ose ta këtë me vete kontratën për çfarë do lloj pajisje tjetër që ka përveç furrës së bukës dhe pajisjeve që shërbejnë kësaj gjëje, kjo është zgjidhja praktikisht në lidhje me këta konsumatorë”, tha Petrit Ahmeti, kryetar i ERE për “Top Channel”.
Sjellim në vëmendje që kjo nuk është pranuar nga prodhuesit e brumit të cilët nuk pranojnë gati dyfishimin e çmimit për kilovatorë.
Duhet të themi se dy kontrata OSHEE-je për një binzes rrit shepnzimet e prodhuesve të bukës. Madje njëra prej kontratave është me dyfishim çmimi për kilovat.