Policia gjermane ka vënë në pranga një 31 vjeçar pasi akuzohet se mbante nën kërcënim, të ngujuar, ish-bashkëshorten dhe fëmijën e saj të mitur.
Esslinger-zeitung.de raporton se forca të shumta të policisë mësynë shtëpinë e 31- vjeçarit në Landhausstraße (Esslingen) pasi ai kishte qëlluar edhe me armë. Pak më parë gruaja kishte arritur te dilte nga banesa e pa dëmtuar, ndërsa djali gjashtë vjeçar ishte në shkollë.
31-vjeçari ishte në dhomën e vajzës dy vjeçare të gruas, ndërsa ju dorëzua policisë pa rezistencë. Gjatë arrestimit nuk pati njerëz të lënduar.
Nga bastisja nuk është gjetur asnjë armë zjarri kundër 31-vjeçarit nga Kosova, i cili qëndron ilegalisht në Gjermani.
Drejtoria e Policisë Kriminale Esslingen nisi procesin ndaj tij me akuzën e privimit te lirisë dhe kërcënimit.