Saimir Tahiri , ish-ministri i akuzuar nga prokuroria italiane për lidhje me banda kriminale në fushën e narkotikëve, ka njoftuar se do të japë një konferencë shtypi, sot në orën 10:00.
Nuk dihet ende se çfarë do t'i komunikojë Tahiri, gazetarëve dhe opinionit.
Ndërkohë, opozita nga ana e saj ka paralajmëruar debat të fortë në seancën e sotme që pritet të nisë në orën 10:00.