Plagoset rëndë minatori në Bulqizë, e zë poshtë vagoni

E Enjte, 03 May 2018 12:22

Një minator është plagosur rëndë në minierën e Martaneshit në Bulqizë pas një aksidenti. Sipas të dhënave paraprake minatori ka qenë sipër vagonit me krom. Papritur ai është rrëzuar dhe vagoni e ka zënë sipër.

I aksidentuari është identifikuar si Besnik Palamani, 48 vjeç. 48 vjeçari po transportohet me helikopter në spitalin e Tiranës në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Ky është vetëm një ndër rastet e shumta të aksidenteve të punëtorëve të minierave në Bulqizë.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 16:29
Login to post comments