Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku një person është hedhur nga kati i katërt i një pallati.
Bëhet fjalë për 57-vjeçarin, Albin Luku, i cili është hedhur nga pallati dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Deri tani nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e 57-vjeçarit që e çuan në veprimin e rëndë.