Policia e Dibrës pas një urdhëri të lëshuar nga shteti italian, ka bërë të mundur sekuestrimin e automjetit luksoz të Florjan Zeqja, i akuzuar për “Shfrytëzim Prositucioni”.
Zeqja u arrestua më 25 prill në Itali, ndërsa ndaj tij është marrë masa arrest me burg për 6 vite.
Sakaq policia shqiptare ka bërë të mundur sekuestrimin e makinës tip “Mercedez Benz - CLS” me targa AA 010 TK, që kap vlerën rreth 20.000 Euro, në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Pastrim produktesh të veprës penale”.