Aktiviteteve të shumta që po zhvillohen në Shqipëri me rastin e vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, do t’i bashkohet edhe Posta Shqiptare sh.a, e cila në 5 Maj 2018, ora 19:00, në sallën Atrium të Muzeut Kombëtar, organizon aktivitetin: - “Posta Shqiptare sh.a, me atributin e institucionit, i cili ka ekskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit të pullës postare, i dedikon vitit të Skënderbeut një pullë me simbolikën e Tij”. Pulla postare konsiderohet si dëshmitarja më besnike e historisë së një vendi, që shërben si simbolikë kombëtare për çdo situatë politike dhe ekonomike të saj. Të ftuar në këtë aktivitet do të jenë personalitete dhe figura të larta të shtetit
Programi i plotë i aktivitetit:
1. Ora 19:00 - Hapja e aktivitetit.
Fjala hapëse e Administratorit z.Laert Duraj mbi strategjinë e zhvillimit 2018-2022 të Postës Shqiptare.
2. Ora 19:30 - Fjala përshëndetëse e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë z Arben Ahmetaj.
3. Ora 19:45 - Fjala përshëndetëse e Kryeministrit
4. Ora 20:00 - Dokumentari artistik “Historia e Pullës Shqiptare, si dëshmitarja më besnike e historisë shqiptare”.
- 5. Ora 20:30 - Koncert, Kuartet Violinë nga Ina Kosturi.
- 6. Ora 21:00 - Happy Hour – Posta Shqiptare Staf & Partners.
Theksojmë se me rastin e këtij eventi në datat 3-5 Maj do të hapet ekspozita e Pullës Shqiptare e asistuar nga Shoqata e Koleksionistëve Shqiptar dhe nën kujdesin e Prof.Dr. Johvan Basho, në ambientin e hollit të Muzeut Historik Kombëtar.