Kullave shumë katëshe dhe fitimprurëse për xhepin e klientëve të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës nuk po i shpëton as Teatri i Operave të Baletit. E ndërsa u mendua se imnstitucioni kryesor i kulturës në vend do të rimerrte imazhin e një institucioni dinjitoz arti, mbi catinë e tij po ngrihet një kullë. Siç tregojnë edhe këto foto në drejtim vertikal dhe drejt qiellit po merr formë kulla e radhës.
Pallati i Kulturës prej kohësh i është nënshtruar një rikonstruksioni.
Por me sa duket pjesë e rikonstruksionit është edhe “zhvillimi” i këtij objekti në lartësi, falë një kulle që “po mbin si kërpudhë” mbi atë.
foto credit "Droni"