Në vitet 2016-2017 kur ka qenë Saimir Tahiri ministër i Punëve të Brendshme për çudi është rritur importi nga Kolumbia i bananes dhe i lëkurëve të bagëtive (të papërpunuara). Të dy këto kategori malli kanë kamufluar rrugën e drogave të forta për tregun shqiptar. Banania ishte normale, ndërsa lëkura u fut në këtë procedurë sepse sillte çoroditje te qentë e kërkimit të drogës. Ajo që nuk dihet në Shqipëri janë destinacionet e fundit se ku kanë përfunduar këto sasi malli dhe sa të lidhur kanë qenë porositësit me trafiqet ndërkombëtare të drogave të forta. Deri më sot, nuk ka pasur asnjë sqarim dhe ndoshta as hetim të specializuar për këtë pistë të rrezikshme trafiku.