Një 44- vjeçar në Durrës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në makinë ndaj bashkëshortes së tij. Në një njoftim të policisë thuhet se shtetasi SH.H ka ushtruar dhunë daj bashkëshortes së tij F.H, 41 vjeç e, e cila ka kërkuar urdhër mbrojtjeje.
Policia njofton se ai “ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, F.H., vjeç 41, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme”. 44-vjeçari do të gjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, nën akuzën e “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, neni 130/a i Kodit Penal.