Një 57-vjeçar, i identifikuar si Albin Luku, është hedhur nga kati i katërt i një pallati.
Ngjarja ndodhi në afërsi të vendit të quajtur ‘Sahati’ në Shkodër.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja si dhe motivet që çuan burrin të ndërmarrë këtë akt ekstrem.
Ndërkohë, në vendin e krimit ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.