Rreth një vit më parë prestigjiozja amerikane “The New York Times”, e pati renditur gjuhën shqipe në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës. Ndërkohë zyrtarët amerikanë raportuan ditën e djeshme se shkollave të New Yourkut iu shtua në listën e gjuhëve edhe gjuha shqipe.
Sipas një studimi të Qendrës së Harvardit për Zhvillimin Ndërkombëtar të vitit 2015 janë 60,000 banorë me origjinë shqiptare që jetojnë në shtetin e New Yorkut, më shumë se çdo shtet tjetër.
Pjesa më e madhe e e tyre banojnë në lagjet e tilla Bronksit si Pelham Parkëay, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.
E para që do ofrojë mësimin e gjuhës shqipe do të jetë shkolla “PS 105 Senator Abraham Bernstein School” në Morris Park.
Kreu i këshillit te Bronksit Shqiptaro Amerikani Mark Gjonaj deklaroi se ishte krenar që kishte punuar për këtë projekt të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Nju Jork.
Drejtori i shkollës në Bronks, Christopher Eustace duke reaguar mbi programin në gjuhën shqipe theksoi se kishte vënë re shumë nxënës të cilët vinin në shkollë duke folur shqip. Për këtë arsye kishte nisur prej kohësh hulumtimet për të zbuluar mësuesit e mundshëm që do ta jepnin këtë gjuhë në shkollë.
Departamenti amerikan i arsimit do te hapë programe të reja mësimore në gjuhën arabe, bengale, kineze, frënge, italiane, koreane, polake, ruse, spanjolle dhe në urdu.