Një aksion i gjerë policie po zhvillohet në Itali, ku deri tani janë vënë në pranga 7 persona.
Mediat italiane raportojnë se operacioni anti-drogë po zhvillohet në Bolonjë, ku synimi është shkatërrimi i një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.
Grupi në fjalë prej kohësh kishte dërguar sasi të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë, duke përdorur avion të vegjël.
Deri tani, policia italiane ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine, marihuane dhe hashash. /55News.al/