Ilir Meta: Duhet më shumë mbështetje dhe promovim për talentet

Premte, 04 May 2018 14:26

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pasur sot një takim me mjeshtrin e madh të punimit të gurit, Gëzim Hidri. Duke e cilësuar një artist të veçantë e shembull frymëzimi për talentet e reja Presidenti tha se duhet një stimulim më i madh për artin dhe promovim i punës krijuese që kanë të tillë mjeshtra të mëdhenj.

“Mjeshtri i madh i punimit të gurit, Gëzim Hidri, një artist i veçantë e shembull frymëzimi për talentet e reja, prej disa ditësh ka hapur një ekspozitë mbresëlënëse në kopshtin e Presidencës.

Kënaqësi të shihja sot nga afër 34 veprat e tij të artit, të punuara aq mjeshtërisht dhe të vlerësuara maksimalisht nga qindra dashamirës, vendas dhe të huaj, të artit e të kulturës shqiptare. Të stimulojmë artin e të promovojmë punën krijuese e gjithë atë pasuri shpirtërore që kanë të tillë mjeshtra të mëdhenj, si Gëzim Hidri”, shkruan Presidenti i Republikës, Ilir Meta. /55news.al/

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 15:47
Login to post comments