Kapet cironka në Gjermani, peshqit e mëdhenj të 613 kg kokainë 'notojnë' në Shqipëri

Premte, 04 May 2018 15:05

Pronari i firmës ‘Arbri Gardën’, Arbër Çekaj është vënë ditën e sotme në pranga nga policia gjermane, pasi ishte shpallur në kërkim për 613 kg kokainë. Arrestimi tij po konsiderohet me bujë nga policia si një si arrestim i madh, duke u konsideruar edhe një ndër peshqit e mëdhenj në Shqipëri. Në fakt është e çuditshme sesi mund të quhet Arbër Çekaj ‘peshk i madh’, kur porositësit ishin tjerë njerëz.

Dyshimet e para janë që Çekaj të mos ketë qenë fare në dijeni të kësaj veprimtari kriminale, pasi porosia e tij ishin vetëm bananet, ndërsa kontenieri ishte i tjetër kujt. Kontenieri pasi është nisur nga Kolumbia e mbushur me drogë dhe ka mbërritur në Durrës, partnerët kanë njoftuar Policinë e Shtetit për sasinë e madhe të drogës.

Janë të paqarta motivet se përse operacioni në fjalë nuk është çuar deri në fund, pasi Policia e Shtetit, pasi ka ndjekur kontenierin që është marrë nga njëri prej punëtorëve, ka ndërhyrë në magazinën e kompanisë në fjalë.Të gjitha të dhënat të çojnë në një prishje operacioni, pasi ndërhyrja e Policisë ka qenë në momentin që po shkarkoheshin arkat e bananeve dhe nuk është pritur derisa të shkarkohej droga.

Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta nda kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se droga ishte sjellë nën mbrojtjen e tij. Një pretendim që kur shikon rrjedhën e aksion bëhet akoma më i besueshëm, sepse përveç arrestimit të shoferit të kamionit, menaxherit të kompanisë dhe pronarit, deri tani nuk janë zbuluar porositësit. Sepse porositësit janë peshqit e mëdhenj.

Por policia nuk priti të merrte masa për të vazhduar dorëzimin e kontrolluar, ku droga të shkonte te grupet kriminale që e kishin porositur. Siç bëjnë me dije burimet, janë disa grupe kriminale që veprojnë në Shqipëri, që edhe pse kundërshtarë me njëri-tjetrin, janë bashkuar për të porositur 613 kg kokainë që të vinte në vendin tonë.

Disa prej grupeve kriminale e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në qytetin e Durrësit, dhe kanë lidhje shumë të ngushta me politikanë shqiptarë. Po ashtu, ardhja e kësaj sasie të madhe droge në Shqipëri, nuk mund të vinte pa një garanci të madhe, që i kontrollon të gjithë institucion, që nga doganat e deri te policia dhe prokuroria. Dhe dihet se është Edi Rama, ai që i ka nën kontroll të gjitha këto institucione. /55News.al/

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 15:35
Login to post comments