Ligji i ri/ Qeset plastike me pagesë në çdo dyqan

Premte, 04 May 2018 15:13

Këshilli i Ministrateve ka nxjerrë një vendim të ri, I cili bën të detyrueshëm pagesën për qeset plastike mbajtëse. Ligji deri pak kohë zbatohej nga disa rrjete supermarketesh dhe ishte opsional por tani e tutje në çdo dyqan dhe supermarket do të ofrohen vetëm kundrejt pagesës.

Që nga dita e sotme vendimi do të pasqyrohet në kuponat tatimor që do të jepen nga shitësit.

Vendimi parashikon ndryshime edhe në sistemin e shënjimit dhe identifikimit të ambalazheve, ku prodhuesit tashmë krahas materialeve të ambalazheve duhet të shënojnë edhe inicialet identifikuese të prodhuesit, datën e prodhimit, si dhe shenja identifikuese nëse qeset janë për përdorim në kontakt të drejtpërdrejtë me produktin ushqimor.

Gjithashtu, hallka nëpër të cilën do të kalojnë qeset plastike duhet të regjistrohet nga prodhuesi, importuesi, treguesi apo çdo subjekt tjetër ekonomik për një periudhë 3-vjeçare.

Moszbatimi i këtyre rregullave do të dënohet me gjoba në vlera nga 1 milion deri në 1.5 milionë lekë. Synimi i këtij vendimi është të ulë përdorimin e qeseve plastike, të reduktojë pasojat negative të ambalazheve dhe mbetjeve të tyre, si dhe të nxisë ripërdorimin dhe riciklimin e tyre.

Login to post comments