Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali. Aksidenti ka ndodhur në Marengo .
Shqiptari prej kohësh ishte banues në Mozzecane. I riu drejtonte një automjet tip Peugeot kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Në vendngjarje shkoi ambulanca, e cila tentoi t’i jepte ndihmën e shpejtë të riut shqiptar por fatkeqësisht pa sukses.Identiteti i viktimës nuk është bërë me dije, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.