Një foto e postuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri tregon reagimin e tyre në lidhje me arrestimin në Gjermani të Arbër Çekajt, i shpallur në kërkim për 613 kg kokainë të bllokuara në portin e Durrësit në kontenierët me banane që i përkisnin firmës që drejtohej nga i arrestuari.
Foto e publikuar nga ambasada e SHBA është një peshk-banane e kapur me grep.
“Bravo Gjermani, Bravo Shqipëri”, shkruhet në diçiturën që shoqëron foton.