Skandali/ Miliona euro tendera biznesmenit që mbron taksën e "Rrugës së Kombit"

Premte, 04 May 2018 20:00

Kur kompaninë MILKY e kishte Sami Gjergji, Qeveria ia gjobiti dhe ia mbylli fabrikat e qumshtit Primalat dhe më pas Samiu e humbet gjyqin administrativ në shkallë të parë! Por kur kompania bashkë me Samiun po fundosej totalisht prej gjobave miliona dollarëshe të Qeverisë dhe bllokimit të qumështit PRIMALAT të akuzuar për aflatoksinë, del “shpëtimtari” Nikolin Jaka që e ble “me gjithë detyrime” për 5 lekë dhe kështu që kompania tashmë me pronarin e ri Jaka e fiton gjyqin ndaj Qeverisë, ose më saktë Qeveria e humb Gjyqin! Dhe e bukura është që sipas vendimit të gjyqit AKU e paska patur “gabim” dhe i caktohet një dëmshpërblim mbi 3 milionë dollarësh!

Ajo që të habit është se sa i pafat është Sami Gjergji, i cili vetëm 2 ditë para se kompania e tij të fitojë gjyqin (06.07.2017) me mbi 3 milionë dollarë ia shet aksionet e veta (Vendimi i Asamblesë) në 04.07.2017 Nikolin Jakës.

Dmth vetëm nëse Sami Gjergji ia shiste kompaninë Nikolin Jakës, të pasnesërmen kompania e tij që tashmë s’ishte më e tij e fitoi gjyqin me Qeverinë në vlerë 3 milionë dollarë.

I njëjti gjyq, të njëjtat prova, e njëjta padi por gjykatësit dhe AKU ndryshe e trajtojnë kompaninë Milky kur e ka Samiu dhe ndryshe kur e ka Nikolini! Sepse Samiu është armik ndërsa Nikolini është mik i Qeverisë.

Dhe mgjths ky shteti ynë çon në Gjykatën e Lartë për pezullim urdhërat e ekzekutimit për 4-5 rroga të shkreta të infermiereve të pushuara nga puna, por që kanë fituar gjyqe me vendim të formës së prerë, nuk dërgoka në Gjykatën e Lartë për pezullim faturën prej 3 milionë dollarësh!

Ndërkohë të habit që dosjet e shkallëve të para në Gjykatën Administrative të Apelit presin minimumi me nga 3 vjet (aq shumë dosje ka), kur bëhet pronar Nikolini maksimumi do presësh 15 muaj (01.04.2016 – 06.07.2017), pra gati 3 herë më pak.

Dhe në fund, mgjths shqiptarët presin me nga 4-5 vjet apo dekada për të marrë dëmshpërblimet e Strasburgut apo vendime për 4-5 rroga për mësues apo infermierë të pushuar nga puna, Nikolini i merr mbi 3 milionë dollarë tak fak brenda 4-5 muajsh.

Rroftë Reforma në Drejtësi, rroftë Klima e Biznesit, rroftë Oligarkia që po grumbullon me gjoba, inspektorë dhe gjyqtarë të gjitha pasuritë e këtij vendi, here duke ia grabitur popullit, here biznesit e herë shtetit… dhe here të gjithëve bashkë!

“Lolita”

Login to post comments