×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Statistikat/ Ka më shumë burra të papunë, por gratë paguhen më keq

Premte, 04 May 2018 22:47

Në Shqipëri gjatë vitit 2017 kanë qenë të papunë 190 mijë persona. Rezultati ka dalë pas anketave të kryera prej INSTAT mbi tregun e punës. Përsa i përket nivelit të pagave nënvizohet se është shënuar një thellim i hendekut gjinor, duke bërë që gratë të paguhen 10,5% më pak se meshkujt. Ndërsa këta të fundit shënojnë nivel më të lartë papunësie, me 2 pikë përqindje. Sipas INSTAT, paga mesatare në Shqipëri është rreth 49 mijë lekë, duke pësuar një rritje me 11% krahasuar kjo me vitin 2016. Rritje e ndikuar në administratë pasi në privat nuk ka pasur ndryshime. Rezulton se 30 për qind e punonjësve marrin pagën minimale të përcaktuar nga qeveria.

Dy sektorët që kanë peshën më të madhe të të punësuarve janë bujqësia dhe shërbimet. Në bazë të qarqeve me shkallë papunësie më të lartë janë Vlora dhe Tirana. Shkalla zyrtare e papunësisë, është 13,7 % dhe shënon një ulje me 1,5 pikë përqindje krahasuar me vitin 2016.

Të dhënat janë publikuar nga INSTAT vetëm një ditë pas mbylljes së Panairit të Punës të hapur në kryeqytet, ku u deklaruan se 3 mijë vende të lira pune, kurse në rang kombëtar janë 7 mijë pozicione të lira.

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 22:49
Login to post comments