Policia e Shtetit ka vënë në pranga gjatë natës së djeshme 3 persona pas kontrollit të ushtruar në akset rrugore lidhur me zbatimin e rregullave të qarkullimit. Arrestimet janë bërë në Tiranë pasi drejtuesit e mjeteve kanë qenë në gjedje të dehur.
Njoftimi i policisë
Tre te arrestuar per drejtim mjeti ne gjendje te dehur, perkatesisht :
Shtetasi me iniciale P.S vjec 66 u verifikua se ne rrugen Dede Gjo Luli drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen 0.56 mg/l.
Shtetasi me iniciale A.O vjec 27 u verifikua se ne rrugen Dede Gjo Luli drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen 0.67 mg/l
Shtetasi me iniciale Xh.D vjec 23 u verifikua se ne rrugen Dede Gjo Luli drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen 0.85 mg/l.
Gjithashtu jane pezulluar edhe 13 leje drejtimi per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit ne nivele qe variojne nga 0.22 mg/l deri ne 0.37 mg/l.
Festoni, por kujdes! Policia po monitoron.