Banorët kundër prerjes së pyjeve në Plasë, dalin në protestë

Saturday, 05 May 2018 11:06

Banorët e Palasës, fshatit në Bashkinë e Maliqit kanë protestuar mëngjesin e së shtunës kundër prerjes se rreth 100 ha pyje me pisha mbi 50-vjeçare.

Prerja e pyjeve do të realizohet pasi pritet të krijohet një zonë minerare.

Sipas banorëve ky veprim do t’i lërë pa ujë dhe do të shkaktojë rrëshqitje të tokës.

“Do rezistojmë derisa të rishikohet kontrata me subjektin. Leja për nxjerrjen e hekur-nikelit në pyjet e Plasës është dhënë nga Ministria e Industrisë dhe Energjetikës dy vite më parë”, thonë banorët.

Modifikuar më Saturday, 05 May 2018 11:13
Login to post comments