Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Athinë, aty ku një të riu shqiptar iu bë atentat me armë.
Mediat vendase shkruajnë se dy persona të maskuar kanë qëlluar nga të riut, por nuk kanë mundur t’i marrin jetën.
38-vjecar me inicialet M.E, me profesion hidraulik ndodhej brenda një salloni bastesh, aty ku edhe ka plasur konflikti.
Ai ka marrë disa plumba në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se 38 vjeçari është i martuar, por bashkëshortja e tij ndodhet në Shqipëri.
Ai ka shtetësi greke, të cilën e ka marrë në vitin 2016.
“Isha me një mikun tim në sheshin Viktoria dhe pimë kafe, shumë afër shtëpisë sime, kur mbaruam i thashë mikut të largohej sepse, kisha dëshirë të shkoja në sallon. Unë zakonisht shkoi tek ai në rrugën Heyden. Kështu, paguam kafet dhe u larguam. Sapo u futa në sallon dhe u ula në karrige, në një fraksion sekonde pashë një njeri që hapi derën, ndërsa jashtë dyqanit po priste një tjetër, në një makinë. Të dy me fytyrë të mbuluar. Personi që u fut brenda, pashë që mbante një armë dhe nisi të qëllonte te këmbët e mia. Menjëherë pas kësaj, doli nga dyqani, hipi në makinë dhe u largua”, zbardhet dëshmia e tij nga mediat vendase.