Kërkoi tre milionë lekë për një vend pune, në pranga mashtruesi 43-vjeçar

Saturday, 05 May 2018 12:44

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit për mashtrim. Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi tre mujor nga ana e forcave blu ku rezulton se Lulzim Çifliku i ka marrë një shumë prej 3 milionë lekësh një personi, K. Sh., për ta punësuar pranë një institucioni shtetëror në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Login to post comments